Euro 2024/ Nis shitja e biletave nga UEFA

10 months ago 29
14:58 03/12/2023

UEFA njofton se ka nisur procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të pajisen me bileta për ndeshjet e vitit të ardhshëm në Gjermani mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com, përmes linkut https://www.uefa.com/euro2024/ticketing.

Biletat për ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe jo vetëm do të shiten vetëm në faqen zyrtare të UEFA-s. FSHF njofton opinionin publik se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares.

Tifozëve u kërkohet që të krijojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të aplikojnë për bileta për ndeshjet e preferuara të Kombëtares Shqiptare. Regjistrimi ka nisur dhe do vazhdojë deri më 12 Dhjetor 2023.

Shqipëria ka njohur kundërshtarët e grupit  më 2 Dhjetor, në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë. Kombëtarja është pjesë e Grupit B dhe do të ketë përballë Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Për mënyrën se si të regjistroheni dhe si të krijoni llogarinë tuaj në UEFA KLIKONI KËTU.


Të ngjashme

Read Entire Article