Euro2024, Moldavia shet biletat për Shqipërinë

11 months ago 30
17:25 01/11/2023

Stadiumi do të jetë i tejmbushur, luhet kualifikimi në turneun e vitit të ardhshëm në Gjermani

Muaji Nëntor do të jetë edhe vendimtar për fatin e kombëtares shqiptare drejt kualifikimit në Euro2024. Kuqezinjtë sfidojnë Moldavinë dhe Ishujt Faroe përballje ku skuadra e trajnerit Sylvinho kërkon të paktën një pikë. Edhe pse më shumë se dy javë nga përballja e 17 Nëntorit, tek Moldavia kanë nisur përgatitjet, pasi edhe kombëtarja moldave është në garë për biletën Europiane. Trajneri i moldavëve Serghei Clescenco ka zbuluar edhe listën e të grumbulluarve për duelet tepër vendimtare. 25 lojtarë do të jenë nën urdhërat e tij prej 13 nëntorit. 7 prej tyre janë nga kampionati vendas, pjesa tjetër aktivizohen jashtë ku bie në sy sulmuesi i Heerenveen, Ion Nicolaescu.

25-vjeçari ka shënuar 4 gola në këtë edicion të kualifikuesve të Kampionatit Europian, më mirë se çdo futbollist tjetër në grup, por nuk ia arriti ndaj Shqipërisë që fitoi 2-0 më 17 Qershor në stadiumin “Air Albania”. Pritet që Sylvinho ta publikojë listën e tij pak para grumbullimit ku mendohet të ruajë grupin ndeshjeve të fundit. Kombëtares Kuqezi i mjafton edhe një barazim në Kishinjev për të siguruar kualifikimin. Federata Moldave e Futbollit njoftoi se janë shitur të gjitha biletat e stadiumit “Zimbru” që mban 10,500 spektatorë. Shqipëria i mbyll kualifikueset më 20 nëntor me Ishujt Faroe në shtëpi. Ndeshjet e Kombëtares do t’i ndiqni falas dhe ekskluzivisht në TV Klan.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article