Eurobasket U18 për vajza

1 year ago 29
Reklamë
13:47 07/08/2023

Shqipëria renditet e dyta në Divizionin C

Kombëtarja e basketbollit të femrave U18 u rendit e dyta në Kampionatin Europian të Divizionit C. Vajzat kuqezi të drejtuara nga Elona Hasanaj u mundën nga Malta 56 – 47 në finalen e zhvilluar të dielën në pallatin e sportit “Dhimtraq Goga”.

Një sfidë e luftuar, por maltezet arritën të bënin më mirë në çerekun e fundit. Shqipëria pati një paraqitje për tu vlerësuar në këtë turne të zhvilluar në Durrës nga 1 deri më 6 gusht, duke fituar 4 ndeshje para se të mundej nga Malta.

Në skuadrën ideale të aktivitetit u përzgjodhën 2 vajza kuqezi, Anisa Bokrina dhe Brikena Mucenji. Një tjetër lojtare e Shqipërisë, Sajda Danaj pati mesataren e më shumë asisteve në këtë kampionat, 7 për ndeshje.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article