Edhe pse në luftë ndriçohet edhe Kievi
Dritat vezulluese dhe zbukurimet ndriçuan Romën në këto ditë të fundit të vitit. Të dashuruarit shfrytëzuan pemën 15 metra të gjatë ngjyrë ari dhe të bardhë në sheshin kryesor në Romë për të bërë fotografi.
Pamje të mahnitshme ka edhe Vatikani, ku në qendër të Sheshin Shën Pjetër është vendosur një pemë Krishtlindjesh 28 metra. Magjia e zbukurimeve ka përfshirë edhe Parisin i cili shkëlqen në këtë periudhë të vitit Gjatë periudhës festive, kulla Eifel merr një tjetër pamje.
Krishtlindjet në Londër janë si çdo vit shumë magjike. Brukseli dallohet për tregun e famshëm të Krishtlindjeve, ku njerëzit kanë mundësi të konsumojnë verën karakteristike belge si dhe birrën.
Edhe pse intensiteti i luftimeve vijon, kryeqyteti i Ukrainës është ndriçuar për këtë sezon festash. Edhe Sheshi i Kuq në Moskë është zbukuruar me drita shumëngjyrëshe. Megjithatë, pavarësisht atmosferës festive në Moskë, konflikti në Ukrainë po e rëndon edhe më shumë ekonominë ruse.
Tv Klan
Të ngjashme