Europa “nën petkun” e zbukurimeve për Krishtlindje

10 months ago 28
16:18 16/12/2023

Edhe pse në luftë dritat vezulluese ndriçuan Kievin

Dritat vezulluese dhe zbukurimet ndriçuan Romën në këto ditë të fundit të vitit.

Të dashuruarit shfrytëzuan pemën 15 metra të gjatë ngjyrë ari dhe të bardhë në sheshin kryesor në Romë për të bërë fotografi.

Dyqanet e markave më të mëdha të modës në Piazza del Popolo, u ndriçuan me 300,000 mijë drita. Pamje të mahnitshme ka edhe Vatikani, ku në qendër të Sheshin Shën Pjetër është vendosur një pemë Krishtlindjesh 28 metra.

Magjia e zbukurimeve ka përfshirë edhe Parisin i cili shkëlqen në këtë periudhë të vitit duke filluar me dritat përgjatë Champs-Élysées deri te pema me ngjyrë ylberi në Galeries Lafayette. Gjatë periudhës festive, kulla Eifel mahnit banorët dhe turistët.

Krishtlindjet në Londër janë si çdo vit shumë magjike. Rrugët e qytetit fillojnë të shkëlqejnë nga dritat. Turistët dhe vendasit mbushin rrugët e kryeqytetit britanik për të bërë blerjet e tyre, ndërsa këngëtarët në sheshin Trafalgar sjellin një frymë festive në qendër të qytetit.

Brukseli dallohet për tregun e famshëm të Krishtlindjeve, ku njerëzit kanë mundësi të konsumojnë verën karakteristike belge si dhe birrën. Mbi 2.5 milionë njerëz nga e gjithë bota vizitojnë çdo vit këtë treg. Qendra kryesore e festimeve është sheshi qendror Grand-Place ku ndodhet edhe pema e Krishtlindjes.

Edhe pse intesiteti i luftimeve vijon, kryeqyteti i Ukrainës është ndriçuar për këtë sezon festash. Njerëzit shfrytëzuan zbukurimet për të bërë foto, ku lumturia më e madhe shihej tek fëmijët të cilët po vuajnë pasojat e luftë.

Edhe Sheshi i Kuq në Moskë është zbukuruar me drita shumëngjyrëshe. Dita e Vitit të Ri është festa kryesore e Rusisë, ndërsa besimtarët ortodoksë festojnë gjithashtu Krishtlindjet më 7 janar.

Në Moskë në këtë kohë të vitit ka një sërë pistash të hapura për patinazh në akull, me një nga më të mëdhenjtë në rrethin Ostankinsky të Moskës, një vend i njohur për vendasit dhe turistët nga e gjithë bota . Megjithatë, pavarësisht atmosferës festive në Moskë, konflikti në Ukrainë po e rëndon edhe më shumë ekonominë ruse.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article