Europiani i lojërave elektronike

8 months ago 13
Reklamë
17:40 19/01/2024

Finalet do të zhvillohen në të njëjtën kohë me Euro 2024

Njëkohësisht me finalet e Euro 2024 që do të mbahen në Gjermani, do të zhvillohet edhe ai i lojërave elektronike që organizohet po nga UEFA. Kualifikueset do të zhvillohen në disa faza dhe në atë parën vetëm nga Shqipëria ishin mbi 200 që u regjistruan. 

Megi Çopa: Përzgjedhja e lojtarit bëhet nëpermjet një turneu online, i cili organizohet nga operatori i autorizuar nga UEFA.

Në muajin Mars do të përcaktohen edhe finalistët që do të jenë pjesë e finaleve.

Megi Çopa: Një fazë kualifikuese online e cila do të zhvillohet në 16-17 mars, përcaktohen në grupe përfaqësuesit e emëruar të ekipeve kombëtare. Fituesi i secilit grup do të kualifikohet në finalet live, të cilat do te jenë në muajin korrik. 8 kombëtaret e kualifikuara nga faza dytë do të luajnë për të përcaktuar fituesin e EURO 2024.

Fituesi i Kampionatit Europian të Lojërave Elektronike që do të zhvillohet në muajin Korrik do të marrë 30 mijë Dollarë, ndërsa çmime më të vogla. Në vitin 2021, përfaqësuesi i Shqipërisë mbërriti deri në fazën “play off”.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article