Eva Buzo është modeli që na duhet!

4 weeks ago 9
Reklamë

Ku e kaluan fundjavën Haidi dhe Romeo? Çfarë veshi Luana? Po Arbana a shiti pasta dhe sanduiçë? Këto tituj dhe lajme banale janë kudo nëpër median online dhe të jemi të sinqertë kanë vëmendjen e publikut. Përndryshe lajme si këto nuk do gjendeshin kaq shpesh në portale.

Por kur një grua shqiptare, avokate dhe guximtare që përshkon me not distancën që ndan Shqipërinë me Italinë lexon veç dy rreshta ose aspak. Sepse Eva Buzo nuk “shet”. Një grua e suksesshme që merr përsipër rrezikun, kapërcen dështimin e vjetshëm dhe nuk heq dorë nga qëllimi i saj i mirë nuk është kaq shumë “lajm”. Edhe pse në thelb është modeli që duhet promovuar dhe marrë shembull.

Dhe për këtë nuk është vetëm media fajtore. Jemi të gjithë nga pak. Sepse nëse lexojmë, shpërndajmë dhe komentojmë lajme si ai i Evës, zonjës që nuk dorëzohet, me gjasë i kemi bërë një të mirë shoqërisë. Është shumë e thjeshtë të vësh gishtin tek ata që gabojnë dhe për ca klikime më shumë shpërfaqin kotësinë dhe banalitetin. Nëse çdokush bën diçka të vogël për të përmirësuar veten dhe shoqërinë, atëherë ndryshimi që ja kërkojmë të tjerëve do të nisë të japë rezultat.
Me orgjinë nga qyteti i Beratit, Eva Buzo thotë se qëllimi për këtë nismë është për të promovuar bukuritë e natyrës shqiptare për më shumë vizitorë dhe respekt. Eva është avokate në Australi dhe respekton vendin e saj më shumë se çdokush qeveritar apo zyrtar që paguhet për këtë punë. Ajo notoi për 35 orë e 17 min dhe 92 km nga brigjet e Leces, ( San Focca) deri në Gadishullin e Karaburunit,në afërsi të kepit të Gjuzës.

Urime Eva Buzo! Gra si ty janë dhe duhet të jenë frymëzim për një shoqëri apatike që reagon gjithmjë e më pak dhe reflekton problemet e atyre që e mbajnë peng!

Shkrimi eshte marre nga VNA

Read Entire Article