Evis Kushi: Jam e nderuar që sot m’u besua në seancën parlamentare detyra e re si Nënkryetare e Komisionit

1 year ago 59
Reklamë

Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Do të vazhdoj me të njëjtin përkushtim, veçanërisht misionin tonë të përbashkët në fushën e ✍️ arsimit, por edhe të kulturës dhe medias, si fushat kryesore të punës së këtij komisioni, tashmë nga një tjetër front, atë të Kuvendit të 🇦🇱 Shqipërisë, por gjithmonë për të mbështetur reformat dhe nismat e duhura në interes të brezit të ri dhe gjithë shoqërisë shqiptare.

Në këtë rol të ri, bashkë me përgjegjshmërinë e lartë për të përfaqësuar sa më denjësisht qytetarët që na kanë 🗳 votuar, angazhohem që dora ime do të jetë gjithmonë e shtrirë edhe për 🤝 bashkëpunim me opozitën, sepse arsimi dhe kultura janë sektorë që duhet të na bashkojnë dhe jo të na ndajnë, për të marrë vendime të drejta dhe për të bërë më të mirën për të ardhmen e 🇦🇱 Shqipërisë sonë.

Read Entire Article