Evropa arrin pikun e të nxehtit! Në Itali temperaturat deri në 48 gradë celsius

1 year ago 36

Autoritetet paralajmërojnë për temperatura ekstreme që do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Ndërsa meteorologët parashikojnë që këtë javë në Europën Jugore të shënohen rekorde të reja temperaturash.

Parashikimet më të fundit flasin për temperatura prej 44 gradë Celsius në Spanjë në rajonin e Seviljas. Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre në ishullin spanjoll të La Palmës, ndërsa shumë se 4000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Agjencia spanjolle e motit paralajmëroi se temperaturat mund të ulen nga e mërkura.

Ndërkohë në Itali alarmi i kuq vijon të jetë i ndezur në të paktën 20 qytete në Itali, ndërsa vendi po përgatitet për temperatura rekord. Meteorologët parashikojnë që temperatura sot të shkojë deri në 48 gradë celsius.

Ndërkohë që zjarre masive shkrumbuan disa zona afër Athinës, parashikohet që temperaturat të bien lehtësisht këtë fundjavë. Një zjarr i madh ende vijon të djegë pyjet pranë Athinës, ndërsa shërbimi zjarrfikës pranon se ka humbu kontrollin e tij, pasi po përhapet me shpejtësi për shkak të erërave

Këshillohen të gjithë turistët që udhëtojnë drejt Italisë, Spanjës ose Greqisë të marrin masat e nevojshme të mbrojtjes.

Parashikohet që këtë javë edhe Franca, Gjermania dhe Poloninë, do të përballen me nxehtësi ekstreme

I nxehti parashikohet të intensifikohet dhe mund të zgjasë deri në gusht, tha Organizata Botërore Meteorologjike.

Ndërkohë situatë krejt tjetër u paraqit në rajonin e Ballkanit i cili u godit nga një stuhi dhe reshje të dendura. Të prekuria ishin Kroacia, Bosnja, Serbia dhe Sllovendia, ndërsa 6 persona humbën jetën,

Sipas statistikave vitin e kaluar nga fundi i majit deri në shtator temperaturat e larta shkaktuan vdekjen e rreth 62 mijë europianëve. Numri më i lartë u regjistrua në Itali, me mbi 18 mijë humbje jete, pasuar nga Spanja, Greqia dhe Gjermania.

Top Channel

Read Entire Article