Faton Hajrizi në “liri”/ Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Nuk mund ta bënte i vetëm, ja çka ndodhi para arratisjes së tij

2 months ago 8
Reklamë

Faton Hajrizi, i burgosuri i cili për herë të 9 është arratisur nga burgu.

Policia është vënë në kërkim të tij, por që ende nuk dihet vendndodhja e tij.

Ai nuk dihet se ku ndodhet, por ai po shfrytëzon rrjetin social TikTok, për të dhënë mesazhe për ata që po e kërkojnë.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, për “Bota sot”, ka komentuar faktin e arratisjes së Faton Hajrizit.

Ai ka thënë se arratijsa e Faton Hajrizit është një alaram për institucionet e zbatimit të ligjit.

Dhe kjo, sipas tij, ka të bëjë më shumë me faktin e veprimeve të grupeve apo personave të caktuar që i mundësojnë arratisjen, duke përmend edhe arratisjen e Enver Sekiraqës.

“Arratisja e Faton Hajrizit, një preson me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Smerkonicës, është një alaram për institucionet e zbatimit të ligjit, përkatësiht për Shërbimin Korrektues të të Rep, së Kosovës.

Në fakt, çështja e arrtisjes së tij, nuk kanë të bëjnë shumë me performacën e sigurisë së burgjeve të Kosovës sesa ka të bëjë me veprime të grupeve apo personave të caktuar për t’i mundësuar largimin apo ikjen e personave të cilët janë në vuajtje të dënimit.

Fillimisht kishim arratisjen e Enver Sekiraqës, një person me rrezikshmëri shumë të lartë i cili me veprime të gjykatës kishte marrë të drejtën të jetë në arrest shtëpiak me çka iu mundësua realisht edhe arratisja nga burgu, nëdra tani është rasti i dytë ku Faton Hajrizit poashtu iu mundësua edhe pse ky person kishte kryer veprën e arratisjes edhe 8 herë të tjera.

Këta janë tregues të qartë se ky institucione dhe institucionet të tjera janë realisht të prekura rëndë nga mosveprimi apo edhe na keqpërdorimi i detyrës zyrtare”, shpjegon ai.

Ai thotë se për këtë arratisje e dijmë të gjithë se Faton Hajrizi nuk ka mundur ta bëjë vetëm, por dikush i ka ndihmuar nga brenda, andaj Elezi thotë se institucionet duhet të futen në një reformë të thellë dhe personat përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë.

“Në fakt, ky rast është alarmues edhe për Policinë e Kosovës, e cila e ka për detyrim të sigurojë vendndodhjen e personit në fjalë dhe së shpejti të zbatojë ligjin duke sjellur në vuajtje të dënimit, duke marrë masa që i njejti nuk do të largohet.

Para se Faton Hajrizi të arratisjes nga ky burg, ishin përkujdesur persona dhe grupe të caktuar për të bërë një profil të tij patriotik dhe poashtu për të vlerësuar nivelin e lartë të rrezikut që ky person bart mbi vete gjithashtu u njejti pas arratisjes dha një mesazh, duke treguar se si mund të arrastiset nga burgjet e Kosovës.

Mund të them se gjitha këto janë të mjaftueshme që institucionet e Kosovës të futen në një reformë të thelluar dhe njëkohësisht ët vendosen para përgjegjësisë të gjithë personat të cilët marrin veprime në dëm të zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës.

Ne jemi të vetëdijshëm që Faton Hajrizi i vetëm nuk ka mundur t’i bëjë këto veprime dhe njëkohësisht personat të cilët eventualisht e kanë ndihmuar Faton Hajrizin nuk janë personat që nuk kanë marrë privilegjet e duhura udhëheqësit kryesor”, përfundon ai për “Bota sot.

Read Entire Article