Faton Neziri më i miri i xhiros së 18-të në Albi Mall Superligë

10 months ago 10

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 18-të (të fundit të stinorit vjeshtor) në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Dukagjini, Faton Neziri.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Shyqeri Salihu. Bujar Asllani dhe Synaj Keqi.

Ky komision vlerësoi që Faton Neziri me golin e shënuar dhe me paraqitjen e tij në ndeshjen kundër Gjilanit ishte përcaktues për fitoren e Dukagjinit.

Pasi mori këtë çmim Fatoni u shpreh për vlerësimin si më i miri i xhiros dhe për faktin që skuadra e tij e mbylli stinorin me fitore.

“Është kënaqësi e veçantë të shpallesh “Ylli i javës”. Ky është çmimi im i parë si lojtar i KF Dukagjini”.

“Ky sezon ka shkuar mirë për ekipin tonë, por shpresoj që sezoni pranveror do të jetë edhe më i mirë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik për përkrahjen dhe ju premtoj që do të vazhdojmë të punojmë ndeshje pas ndeshje”, tha Faton Neziri për faqen zyrtare të FFK-së.

Read Entire Article