Fatos Nano feston 71-vjetorin në spital

1 year ago 49
Reklamë
16:31 16/09/2023

Mjekët thonë se ish-Kryeministri është në gjendje shumë më të mirë shëndetësore

71-vjetori e ka gjetur në spital liderin historik të Partisë Socialiste, njëherësh ish-Kryeministër i vendit, Fatos Nano.

Situata e tij shëndetësore tashmë është shumë më e mirë se ajo e para pak ditëve. Burime të Klan Neës thonë se dita ditës ai po fiton pavarësinë nga aparaturat shëndetësore.

Në këtë ditë nuk kanë munguar urimet e shumta, të cilat i janë përcjellë edhe ish-Kryeministrit përmes familjarëve të tij dhe mjekeve që kujdesen për të.

Ish-Kryeministri Fatos Nano është shtruar në spital që prej 24 Gushtit, për shkak të komplikacioneve shëndetësore në mushkëri që kanë nisur që në periudhën e Covid-19.

Nano vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëria e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ky problem shëndetësor kronik që po kalon z. Nano njihet në gjuhën mjekësore si SPOK.

Fillimisht lideri historik i socialistëve qëndroi për pak ditë i intubuar e më pas për shkak të frymëmarrjes së vështirësuar mjekët përdorën prcedurën e “Trakeostomisë”, duke i vendosur një tub në trake, e cila dha rezultatete mjaft të mira. Tashmë shëndeti i ish-Kryeministrit është në gjendje stabël.

Fatos Nano ka qenë kryetar i PS-së për 13 vjet dhe 3 herë Kryeministër i vendit në periudha të ndryshme dhe u largua nga pushteti dhe drejtimi i Partisë Socialiste në vitin 2005.

Kryeministri Edi Rama e nderoi atë me “Ylli i Mirënjohjes Publike” për kontributin e tij në drejtimit e vendit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article