Favoritët nuk falin në Europa League

10 months ago 26
12:29 15/12/2023

Rival nga Champions League për Romën e Jose Mourinho

Me përfundimin e fazës së grupeve janë mësuar edhe skuadrat në garë për trofeun e Europa League. Favoritët e mëdhenj, Liverpul, Vijareal, Slavia e Pragës, Bajer Leverkusen dhe Atalanta kaluan më tej, ndërsa malore për Romën, Karabak dhe Marsejë, pasi do luaj një raund play-off me skuadrat e renditura në vendin e tretë në grupet e Champions League.

Në Grupin E, Liverpool u kualifikua si i pari pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit, ndërsa Tuluz do ketë një tjetër 180 minutësh për të vijuar rrugëtimin. Trajneri, Jurgen Klop shfrytëzoi mundësitë për të parë në aksion disa prej lojtarëve të akademisë, ku ranë në sy futbollistët rreth 20-vjeçar.

Bayer Leverkusen vendosi një rekord personal, pasi fitoi të gjithë takimet e grupit, ndërsa Fiorentina, për herë të pestë në histori fiton grupin kualifikues në një kompeticion Europian. Italianët janë mes favoritëve kryesor për të fituar titullin, me rrugëtimin që do të zbardhet në shortin e së hënës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article