Federata e Opozitës, Noka: Përjashtohet Basha

9 months ago 13
13:57 11/01/2024

“Jemi në përpjekje të vazhdueshme për të bashkuar opozitën, Basha dhe Alibeaj faktorë qeveritarë”

PD e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe partitë e tjera opozitare kanë filluar negociatat për krijimin e Federatës së Opozitës. Ky koalicion i gjerë opozitar synon mobilizimin e partive në aksione të përbashkëta kundër qeverisë “Rama”. Teksa negociatat mes partive vijojnë, PD e drejtuar nga Berisha përjashtojnë nga ky bashkim Lulzim Bashën. Në konferencën për mediat, sekretari i përgjithshëm Flamur Noka theksoi se Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë mercenarë të Ramës dhe për këtë arsye nuk mund të jenë pjesë e opozitës së bashkuar.

“Në kontaktin e parë që kemi është diskutuar dhe është lënë që të hartohet një platformë për të konceptuar idenë e bashkimit. Përjashtohen vetëm dy pengjet, njëkohësisht mercenarët e Edi Ramës”.

Noka thekoi se PD do të vijojë aksionin në parlament, aksion i cili sipas tij, do të shtrihet në të gjithë vendin.

“Aksioni opozitar dhe mosbindja civile në parlament, aksion opozitar dhe mosbindje civile në terren. Rruga e vetme të cilën ne do ta ndjekim. Askush nuk ka pritur që Edi Rama të bëjë një hap drejt bashkëpunimit me opozitën”.

Krijimi i Federatës së Opozitës u propozua nga partitë e vogla opozitare në nëntor të vitit të shkuar, duke u bërë thirrje të gjithë faktorëve opozitarë të organizohen për aksione të përbashkëta kundër qeverisë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article