Felipe i bën një premtim Realit: Gati për një bashkëpunim shumëvjeçar

10 months ago 37
23:28 09/12/2023

Talenti brazilian i futbollit Endrik Felipe shpreson për një bashkëpunim afatgjatë me Real Madridin. Ai do t’i bashkohet gjigantëve spanjollë kur të mbushë 18 vjeç në korrikun e ardhshëm.

Në vitin 2022, “Los Blancos” arritën një marrëveshje për të nënshkruar me adoleshentin brazilian nga Palmeiras, duke fituar garën me klubet si Paris St-Germain, Chelsea, Barcelona, ​​Liverpool, Manchester City dhe Manchester United.

Në një konference për shtyp në Sao Paulo, talenti i verdhejeshilëve tha se ai kishte nisur kontaktet me brazilianët që luajnë te “Los Blankos”.

“Kam folur me Vinicius, Rodrigon apo edhe Militaon. Kam nisur të përfshihem me këta djem dhe besoj se do të jetë një bashkëpunim shumëvjeçar. Por tani jam fokusuar te Palmeiras dhe dy kompeticionet që do të mbahen Superkupa dhe kampionati. Por tani për pushime do të kaloj pak kohë me familjen e do të relaksohem.“

Referuar rregullave të FIFA, lojtarët e mitur ndalohen të luajnë jashtë vendit. Felipe në vitin 2023 shënoi 14 gola në të gjitha kompeicionet

11 rrjeta të tij ndihmuan Palmeirasin që të fitonte titullin kampion duke ngritur trofeun për vitin e dytë radhazi.

Talenti brazilian u thërrit nga kombëtarja në nëntor në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Kolumbisë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article