Fenerbahce e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri – gjashtë ndeshje, gjashtë fitore dhe golaverazh fantastik

11 months ago 14
Reklamë

Fenerbahce e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin 2023/24 në Superligën e Turqisë, ku pas gjashtë javësh është lider me pikë të plota.

Nga gjashtë ndeshje, Fenerbahce ka marr gjashtë fitore dhe me 18 pikë është lider para Galatasarayt që ka dy pikë më pak.

Sot Fenerbahce arriti të shënojë fitore ndaj Basaksehir me rezultat 4-0, ku këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka pësuar tre.

Dy gola i shënoi Sebastian Szymański, ndërsa nga një gol shtuan Alexander Dijku dhe Leo Duarte (autogol).

Gjiganti turk deri më tani ka zhvilluar 13 ndeshje mes kampionatit dhe garave evropiane, ku ka të gjitha fitore.

Ardhjet si Edin Dzeko, Fred, Dominik Livakovic, Cenkiz Under, Mert Murur, Dusan Tadic, Szymański dhe Rodrygo i kanë dhënë klubit turk këtë ecuri.

📣 #FenerinMaçıVar pic.twitter.com/3KX4HmvSia

— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) September 28, 2023

Herën e fundit që Fenerbahce ishte bërë kampion në futbollin turk ishte viti 2013/14 dhe pas nëntë vitesh po kërkojnë të thyejnë akullin, pasi në këtë mes titujt i fitoi Galatasaray, Besiktas, Trabzonsport dhe Basaksehir. /Telegrafi/

Read Entire Article