‘Fenomeni’ Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë në histori, askush nuk do të mund t’i bënte ballë

7 months ago 14

Legjenda braziliane, Ronaldo Nazario da Lima ka zgjedhur një formacion me 11-të lojtarët që beson se ishin më të mirët në histori në pozitat e tyre.

Ronaldo i njohur si ‘Fenomeni’ për shumë njerëz cilësohet si lojtari më i mirë në histori të futbollit.

Ish-sulmuesi brazilian ka shkëlqyer me fanellën e Kombëtares së Brazilit, por edhe me Barcelonën, Interin dhe Real Madridin.

Ai ka shënuar shumë gola, ka fituar shumë trofe ekipor dhe kombëtar, ndërsa driblimet e tij i kanë fituar zemrat e shumë tifozëve të futbollit.

Respekti dhe dashuria për të kanë bërë që Ronaldo edhe sot të jetë aktual dhe pjesë e mediave dhe intervistave.

Së fundmi, ‘Fenomeni’ ka bërë një intervistë për Daily Mail, ku i është kërkuar ta përpiloj një formacion më të mirë në histori.

The original Ronaldo picks his ULTIMATE footballing XI, and what a team it is 🤩 pic.twitter.com/vr48un7tOs

— Mail Sport (@MailSport) March 11, 2024

Sulmuesi legjendar ka kompletuar një 11-she që asnjë skuadër në botë nuk do të mund ta mposhtte.

Në portë, Ronaldo ka zgjedhur Gianluigi Buffonin, ndërsa mbrojtja është e mbushur me italianë dhe brazilianë si Cafu, Paolo Maldini, Fabi Cannavaro dhe Roberto Carlos.

Në mesfushë, braziliani ka zgjedhur lojtarë me tipare shumë sulmuese si Pele, Diego Maradona dhe Zinedine Zidane, ndërsa në sulm, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e shohin veten si partner të ‘R9’.

Formacioni i Ronaldos: Buffon; Cafu, Maldini, Cannavaro, Carlos; Pele, Maradona, Zidane; Messi, Ronaldo, Cristiano Ronaldo

/Telegrafi/

Read Entire Article