Ferdinand Xhaferi thyen ‘bojkotin’ e opozitës

8 months ago 25
15:43 23/01/2024

Ferdinand Xhaferi, deputeti demokrat i Durrësit ka thyer bojkotin dhe është bërë pjesë e mbledhjes së Komisionit të Sigurisë i zhvilluar online. Arsyen që ndërmori këtë hap kur i gjithë grupimi ku bën pjesë prej 3 muajsh zbaton strategjinë e mosbindjes civile, vetë Xhaferi thotë se është më e madhe se vetë kauza opozitare.

Amendamenti për projektligjin e amnistisë penale që Xhaferi ka depozituar sqaroi për Tv Klan synon përfshirjen edhe të personave të dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për pjesëmarrje në akte dhune gjatë protestave të opozitës, për të cilët pritet ende vendimi i Gjykatës së Apelit.

“Unë jam i formësuar nga parimi që qytetarët prevalojnë jashtë dhe mbi betejën politike dhe për këtë arsye marr pjesë në këtë mbledhje komisioni. Kam depozituar një amendament pikërisht për projektligjin që po diskutohet”, tha Xhaferi.

Kryetari socialist i komisionit vlerësoi pjesëmarrjen e Xhaferit dhe i bëri thirrje të gjithë opozitës të bëhet pjese e diskutimit dhe miratimit në parlament të amnistisë penale.

“Ne e mirëpresim dhe opozitën që të marrë pjesë”, tha Nasip Naço.

E vetme shumica socialiste nuk mund ta miratojë ligjin e amnistisë pasi kërkon shumicë të cilësuar, kjo është arsyeja perse nuk arriti ta miratojë sesionin e shkuar.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article