Ferrari zbulon detaje nga modeli i ri

4 months ago 8
Reklamë

Ferrari dhe motorët V12 gjithmonë “shkojnë bashkë”.

Dhe automjeti i ri nga shtëpia e Ferrarit, Maranello, premton të mos zhgënjejë.

Së fundmi, marka italiane ka postuar dy video në llogarinë e saj në X ku zbulon superveturën e saj me 12 cilindra e cila debuton me 3 maj, përcjell Telegafi.

Klipi i parë vjen me mbishkrimin: “Siç tha Enzo Ferrari, V12 është një simfoni e përjetshme”.

Në video shfaqet i ndjeri, themeluesi i markës, Enzo Ferrari, duke folur për motorin me 12 cilindra. Më pas vetura ndizet dhe përshkon një distancë të caktuar.

As Enzo Ferrari recounted, the V12 is a timeless symphony that transcends replication.#Ferrari pic.twitter.com/FXhhD1jUE4

— Ferrari (@Ferrari) May 2, 2024

Klipi i dytë është edhe më i shkurtër. Ai tregon pamje të trupit dhe logos së automjetit, si dhe pamje paraprake të motorit me 12 cilindra.

pic.twitter.com/GTrGeEp1PR

— Ferrari (@Ferrari) May 2, 2024

I referuar si F167, Ferrari i ri do të prodhojë më shumë fuqi se pasardhësi i tij 812 Superfast me 815 kuaj fuqi. /Telegrafi/

Read Entire Article