Festa e ullirit në Lushnjë/ Mblidhen fermerët: Duam të eksportojmë jashtë

11 months ago 48

Edhe pse këtë vit prodhimi i ullirit ka rënë për shkak të motit festat e tij nuk janë anuluar.

Janë mbledhje që zakonisht shërbejnë për të promovuar produkte vendore në zonat ku ato zhvillohen. Një e tillë u organizua edhe për fermerët në njësinë administrative Dushk.

Prodhues të ullirit dhe vajit të tij nga e gjithë treva kodrinore e Lushnjës, ku 90% e aktivitetit bujqësor është mbjellja dhe kultivimi i kësaj kulture, kanë ekspozuar produktet e tyre.

Ajo që fermerët kërkojnë është certifikimi i prodhimit të tyre gjë që do të sjellë më shumë mundësi për të eksportuar jashtë.

Top Channel

Read Entire Article