Festat e fundvitit, studentët e ‘Luarasit’ surprizojnë fëmijët e shtruar në Pediatri

9 months ago 10

Çaste gëzimi për fëmijët e sëmurë, që ndodhen të shtruar në Spitalin Pediatrik të Tiranës. Një iniciativë e studentëve të Universitetit Luarasi ka gëzuar fëmijët e sëmurë të QSUT-së në këtë prag festash.

Fëmijët iu gëzuan Babagjyshit të Vitit të Ri, që zbriti në mënyrë ndryshe dhe krejt të veçantë për t’iu sjellë atyre sadopak momente të lumtura me dhurata simbolike, teksa ndodhen për mjekim në dhomat e spitalit. Iniciativa e studentëve të Universitetit Luarasi u mbështet nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor Shqiptar, ndërsa mori pjesë edhe Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile.

Siç e tregojnë edhe pamjet, punonjësit e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të veshur si Babagjysh të Vitit të Ri zbresin me litarë nga tarraca e Pediatrisë dhe së bashku me studentët e Luarasit iu japin fëmijëve të shtruar dhuratat e Krishtlindjes për t’i gëzuar sadopak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article