Festime të pazakonta për Vitin e Ri

10 months ago 35
20:20 01/01/2024

Vrapim në Berlin, not në ujëra të akullta në Kroaci

Pas festës, birrave dhe ushqimit gjermanët vendosën ta nisin me vrap vitin e ri. Mijëra njerëz u mblodhën në portën e Brandenburgut të Berlinit mëngjesin e së hënës për ta nisur Vitin e Ri me një fillim pozitiv.

Për shumë prej pjesëmarrësve nuk ka rëndësi fituesi i garës 4 kilometra të gjatë, por vetëm pjesëmarrja dhe argëtimi. Të ardhurat nga gara shkojnë për bamirësi. Edhe në ndërsa në kryeqytetin italian, Romë nuk mungoi as këtë 1 janar hedhja nga ura Kavur në ujin e lumit Tiber.

Dhjetëra notarë sfiduan njëri-tjetrin edhe këtë herë në një traditë që zgjat prej më shumë se 5 dekadash. Të ftohtin këtë 1 janar e sfiduan edhe këta kroatë që vendosën të bënin zhytjen e parë të vitit në ujerat e akullta të liqenit.

Një dolli me shampanjë duket se shërbeu edhe për t’u ngrohur sadopak. Qindra njerëz u futën në Detin e Veriut si pjesë e një tradite vjetore të Vitit të Ri në Holandë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article