Fier-Ballsh, me gropa dhe kanale, ankohen banorët: Rruga e dëmtuar shkak për aksidente

8 months ago 22

Mjetet qe përdorin ne rrugën nacionale Fier-Ballsh duhet te kalojnë një sërë sfidash teksa përshkojnë një rrugë me gropa, te pashtruar dhe me asnjë standard. Segmenti prej 23 kilometra është i amortizuar ne te gjithë gjatësinë e tij. Rruga nuk njeh asnjë investim prej vitesh pasi qe pas ndërtimit te autostradës Levan- Tepelene është lënë totalisht ne harrese. Ne këtë segment i cili është i vetmi qe te çon ne Ballsh mjetet qe qarkullojnë, janë reduktuar ndjeshëm, rruga Fier Ballsh ka mbetur e harruar.

Edhe edhe pse luan një rol jetik për zonën e Mallakatrës. Rruga e pamirëmbajtur, me investime te pjesshme jocilësore ka shume vështirësi kalimi, qarkullohet vetëm ne një kah dhe te çarat e asfaltit jo pak here kane qene shkak për aksidente me pasoja fatale.

Perveç premtimeve elektorale për rikonstruksionin e rrugës banoret thonë se asgjë tjetër konkrete nuk është bërë. Ankesat e tyre te vazhdueshme kane rene ne vesh te shurdhër.

Rruga Fier-Ballsh është cilësuar edhe si rruga e vdekjes pasi për shkak te mungesës se investimeve ka patur vazhdimisht aksidente fatale. Rruga është edhe një nyje e rëndësishme lidhëse për pushuesit gjate sezonit veror qe zgjedhin bregdetit te Semanit dhe rëndësia qe ka e bën në mënyre te domosdoshme investimin ne mënyrë urgjente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article