FIFA dhe UEFA: Po shqyrtojmë vendimin/ Institucioni i futbollit Europian: Nuk është dhënë drita jeshile për krijimin e superligës

10 months ago 13
23:40 21/12/2023

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin tha se ishte i trishtuar që të fliste për vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Por numri 1 i institucionit europian të futbollit u shpreh se do të rivlerësojë nëse duhet të ndryshojnë pozicionin e tyre për Superligën Europiane. Ai theksoi se ky vendim i gjykatës nuk hap dritën jeshile për formimin e këtij kompeticoni.

Ndërsa UEFA në një komunikatë për shtyp informoi se vendimi ka të bëjë me një mangësi të një aspekti teknik, i cili është adresuar në qershor 2022.

Institucioni i futbollit europian është i bindur në kompaktësinë e ligjeve të reja, e sidomos që ato që përputhen me të gjitha ligjet europiane.

Në lidhje me vendimin reagoi edhe FIFA, që specifikoi se do ta analizojë në koordinim me UEFA-n, konfederatat e tjera dhe shoqatat anëtare përpara se të komentojë më tej.

Institucioni botëror i futbollit beson me forcë në natyrën specifike të sportit, duke përfshirë edhe strukturën piramidale, në themel të së cilës është merita sportive dhe principet e balancës konkurruese dhe solidaritetit financiar.

Klan News



Të ngjashme

Read Entire Article