Fifi hyn sonte në Big Brother VIP Albania 3

7 months ago 9

Fifi hyn sonte në Big Brother VIP Albania 3

Foto: Screenshot/YouTube

Filloreta Raçi – Fifi do të rikthehet sonte (e shtunë) në Big Brother VIP Albania 3.

Megjithatë, këtë herë ajo do të kthehet për të interpretuar, e jo si banore.

Kështu është bërë e ditur nga faqja e Big Brother me një postim në Instagram.

“Fifi rikthehet sonte në BBV! Një koncert surprizë për banorët dhe për çdo teleshikues. Një mbrëmje me muzikë, plot atmosferë dhe alegri”, thuhet në postim.

Fifi në ndërkohë ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo u largua me vetë-dëshirë nga programi për shkak të një situate që kishte ndodhur.

E njëjta ishte zënë me opinionisten Balina Bodinaku dhe pas saj kërkoi që të linte shtëpinë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube
Read Entire Article