“Fillim i ri për opozitën”, Berisha: Qëndresë deri në protesta dhe greva

1 year ago 11
12:52 19/10/2023

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se dita e sotme shënon një fillim të ri për opozitën dhe fillimin e qëndresës së saj në të gjitha formës e betejës. Gjatë fjalës së tij, Berisha shprehet se qëndresa e opozitës do të bëhet me të gjitha format e mosbindjes civile, duke filluar nga protestat e grevat.

Sali Berisha: Situata nuk mund të pranohet nga opozita. Loja me kallp-opozitën, akti më i shëmtuar që mund të bësh në një vend të lirë. Edi Rama, jo vetëm ka ecur duke shkelmuar kushtetutën, ligjet dhe parimet, por është i gatshëm të ecë deri në fund në rrugën e tij. Kjo ditë shënon një fillim të ri për opozitën. Shënon fillimin e qëndresës së saj me të gjitha format e një beteje gjer dhe tek mosbindjava civile, forma të ndryshme grevash dhe protesta, të cilat duhet të rikthejnë në Shqipëri votën e lirë për shqiptarët.

Kryetari i PD-së thotë se 6 komisione hetimore parlamentare të opozitës janë refuzuar nga mazhoranca në shkelje të kushtetutës.

Sali Berisha: Ky parlament është fiktiv, opozita në këtë parlament është fiktivitet. Janë 6 komisonet hetimore parlamentare që janë refuzuar në shkelje flagrante të kushtututës sepse të gjitha çojnë tek Rama në një mënyrë apo një tjetër.


6 komisionet hetimore të kërkuara nga opozita gjatë 2023:

“Komisioni Hetimor Parlamentar për skandalin Rama-McGonical firmosur nga 44 deputetë”;

“Komisioni Hetimor Parlamentar për abuzimin me përdorimin e charterave privatë (firmosur nga 35 deputetë)”;

“Komisioni Hetimor Parlamentar për Marrëveshjen e Portit të Durrësit (firmosur nga 35 deputetë)”;

“Komisioni Hetimor Parlamentar për 4 koncesionet (PPPs) në shëndetësi (firmosur nga 45 deputetë)”;

“Komisioni Hetimor Parlamentar për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe TIMs (firmosur nga 45 deputetë)”;

“Komisioni Hetimor Parlamentar për konfliktin e interesit (firmosur nga 45 deputetë)”.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article