Fillojnë hetimet për sjelljen e dhunshme të ushtrisë izraelite ndaj një palestinezi

10 months ago 27

Një video e një ushtari të ushtrisë izraelite (IDF) duke shkelmuar dhe goditur me këmbë një punëtor palestinez të pompës së karburantit pranë Hebronit është bërë virale në mediat sociale, duke nxitur një hetim të brendshëm.

Videoja tregon një ushtar izraelit duke parë teksa një nga shokët e tij urdhëron një palestinez në kampin e refugjatëve Fawwar të shtrihet në dysheme.

Më pas ushtari e godet disa herë palestinezin për ta detyruar të shtrijë këmbët dhe krahët, më pas drejton gishtin e mesit nga kamera e sigurisë.

Pas kësaj, një tjetër ushtar izraelit shfaqet dhe shkel në kurrizin e palestinezit.

Për gjithçka foli edhe ushtria izraelite, e cila pretendoi se dënon këtë lloj sjelljeje.

“Sjellja e ushtarëve në video është shumë problematike dhe nuk është në përputhje me vlerat e IDF-së. Incidenti është nën hetim, pas së cilës do të shpallet vendimi për veprim”, thanë ata. /Telegrafi/

״ביקור נימוסין״ של חיילי כיבוש בתחנת דלק במחנה פאוואר אצל מתדלק פלסטיני.

"زيارة" احتلالية لعامل فلسطيني في محطة وقود في مخيم الفوار.

A courtesy visit was made by occupation soldiers at a gas station in the West Bank, specifically at Fawar camp, to a Palestinian employee… pic.twitter.com/BHUEDWPiV9

— Ahmad Tibi (@Ahmad_tibi) December 31, 2023

Read Entire Article