Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli. Ka denoncuar raste ku sipas saj tenderat publikë nuk i nënshtrohen konkurrencës, por fitimi i tyre bëhet nëpërmjer favoreve politike.
Pak ditë më parë Partia Demokratike denoncoi Autoritetin Rrugor Shqiptar lidhur me shpalljen e fituesve për disa procedura prokurimi për punë civile, për të cilët anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave po shantazhohen nga eprorët për t`i shpallur fitues këta operatorë.
Konkretisht për procedurat ofertat e të cilave u hapën në datën 08 Maj 2024, me objekt:
Ndërtim rruga Berat-Ballaban, subjekti që pritej të shpallej fitues, dhe sic u paralajmërua nga ne, ishte firma me iniciale “C’ shpk.
Në datën 5 Qershor ARRSH shpalli këtë fitues kundrejt vlerës 19.7 milion euro.Sipas Open Data procedura është vlerësuar me Flamur të kuq që dmth skualifikim i të gjithë operatorëve përveç fituesit.
Zgjerimi i rrugës së Ksamilit subjekti që pritej të shpallej fitues, siç u paralajmërua nga ne, ishte kompania me inicialet “A. C” shpk
Në dt 4 Qershor ARRSH shpalli fitues kundrejt vlerës 14.2 milion euro operatorin e paralajmëruar nga PD.Sipas Open Data edhe për këtë procedurë u skualifikuan të gjithë operatorët pjesëmarrës përveç fituesit.
Procedura me objekt: Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë, Faza V, subjekti që pritej të shpallej fitues, siç u paralajmërua nga PD, ishte kompania inicialet G..C…. shpk.
Në dt 3 Qershor ARRSH shpalli këtë fitues kundrejt vlerës 24 milion euro ose 99% e vlerës limit.
Sigurisht që edhe për këtë procedurë u skualifikuan të gjithë operatorët pjesëmarrës përveç fituesit.
Siç edhe theksuam në deklaratën tonë të mëparshme punët publike nuk i nënshtrohen konkurencës e cila mundëson që gara dhe shqyrtimi profesional të zotërojnë, por përdoren favoret politike.
Për të shmangur çdo rrezik gjatë garës krerët e ARRSH e vendosin paraprakisht fituesin.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb