Fitoi bindshëm zgjedhjet në Rusi, Kim Jong Un uroi Vladimir Putin

6 months ago 18
Reklamë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i ka dërguar sot një mesazh presidentit rus Vladimir Putin, duke e uruar për rizgjedhjen e tij, njoftoi agjencia e lajmeve KCNA e vendit.

Putinin e uruan edhe liderët e Venezuelës, Nikaraguas, Kubës dhe Bolivisë dhe Kinës.

Vladimir Putin , i cili u rizgjodh dhe do të qëndrojë në Kremlin edhe për gjashtë vite të tjera , sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve presidenciale pa opozitë, skicoi portretin e një Rusie që “forcohet” nga fitorja e tij dhe nuk do të jetë e “frikësuar” nga kundërshtarët e saj.

Njeriu i fortë i Kremlinit, në pushtet për gati një çerek shekulli,  mori më shumë se 87 për qind të votave me 98 për qind  të qendrave të votimit të integruara, njoftoi agjencia e lajmeve RIA, duke cituar komisionin zgjedhor. Kjo është përqindja më e lartë që ka marrë ndonjëherë, pas një procesi zgjedhor në të cilin opozita u mënjanua.

Top Channel

Read Entire Article