Një burrë nga Miçigani fitoi një çmim lotarie prej 50 dollarësh dhe e përdori atë për të blerë një biletë gërvishtëse që i dha atij një çmim të parë prej 4 milionë dollarësh – por ai kishte nevojë të bindej disa herë për të besuar se ishte e vërtetë.
Burri 54 vjeçar nga Kent County u tha zyrtarëve të Lotarisë së Miçiganit se ishte në stacionin e karburantit Citgo në Plainfield Avenue në Grand Rapids kur vendosi të përdorte fitimet e tij të lotarisë për të luajtur përsëri.
“Unë fitova 50 dollarë në një lojë dhe doja të riinvestoja fitimet e mia. Të gjitha tiketat e lojës për fitimin e 50 dollarëve që ndodheshin në dyqan ishin shitur, kështu që vendosa një biletë prej 30 dollarësh”, bëri të ditur fituesi, shkruan UPI, përcjell Telegrafi.
Burri zgjodhi një biletë gërvishtëse të Millionaire’s Club.
“Kur gërvishta biletën dhe pashë se kisha fituar 4 milionë dollarë, gjëja e parë që bëra ishte të telefonoja vëllain tim”, kujton fituesi. “Ai më tha që të sigurohesha që të mos ishte një nga ato biletat mashtruese të lotarisë, kështu që e ktheva dhe lexova shkrimin me shkronja të imta në anën e pasme”, shtoi ai.
“Sapo konfirmova se nuk ishte vërtet një shaka, thirra shortin që ata të konfirmonin edhe çmimin”, vazhdoi tutje fituesi i 4 milionë dollarëve. /Telegrafi/