Një aksident i rëndë është shënuar në rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen.
Gazetari Elidon Ndreka raporton se dy automjete, një fuoristradë dhe një autoveturë, janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të 6 personave.
Katër prej të plagosurve janë gra, të cilat udhëtonin me autoveturën.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb