Fitoi përballë Petro Gjikurisë, Vangjel Tavo betohet si kryebashkiaku i ri i Himarës

1 month ago 20

Vangjel Tavo është betuar sot si kryetari i Bashkisë Himarë, në mbledhjen e mbajtur në Këshillin Bashkiak.

Tavo u konfirmua nga gjykata sot si kreu i Bashkisë Himarë më 23 shtator, pasi fitoi zgjedhjet si krye bashkiak më 4 gusht përballë kandidatit tjetër Petro Gjikuria.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i dha më 12 shtator zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës, vendim i cili erdhi  pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor.

Tavo u zgjodh kryetari i ri i bashkisë Himarë, gjatë zgjedhjeve të pjesshme që u mbajnë në këtë bashki pas dënimit me burg të Fredi Belerit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article