Fitore në sekondën e fundit/ Flamurtari siguron Kupën e Shqipërisë në Basketboll për Femra

8 months ago 25
Reklamë
16:15 19/01/2024

Ky kosh i shënuar në sekondën e fundit nga Memushi, i dha vajzave të Flamurtarit Kupën e Shqipërisë. Ekipi vlonjat mbrojti trofeun me rrezultatin e ngushtë 80-79.

Ndeshja finale me Partizanin kishte një rivalitet të lartë dhe ritëm që nga nisja. Në dy periodat e para është Partizani që luati më mirë, duke shkuar në pushim në avantazh 42- 36.

Rinisja e ndeshjes ishte me shumë emocione, ndërsa Flamurtari rikuperoi duke bërë që loja të luhet pikë për pikë. Perioda e tretë u mbyll në barazim 61-61.

Në 10 minutat e fundit u luajt gjithçka për gjithçka, me të dyja skuadrat që kërkuan fitoren. Në 30 sekondat e fundit, Partizani shënoi për tre pikë, duke udhëhequr 79-78.

Por në sekondat e fundit, Memushi tentoi, topi nuk përfundoi në kosh por në duart e rivaleve. Kapitenia e rrëmbeu dhe në përfundimin e kohës, shënoi pikën e fitores së trofeut.

Kupa e Shqipërisë në basketboll për femra u zhvillua për dy ditë në Vlorë, ndërsa në fund është Flamurtari që shpallet fitues.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article