“Fitorja e Harris do të ishte lajm i mirë për Kosovën”, ish-ambasadori holandez tregon pse Trump nuk duhet rikthehet në pushtet!

1 month ago 13
Reklamë

Joe Biden njoftoi më 21 korrik se do të tërhiqet nga gara presidenciale e 5 nëntorit.

Presioni nga Partia e tij Demokratike për t’u tërhequr u rrit pas një performance jo të mirë të Bidenit në një debat presidencial me kundër-kandidatin republikan, Donald Trump.

Biden i dha mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar kundër Trumpit.

Ky largim, u përcoll me reagime të shumta, të cilat nuk munguan as nga Kosova.

U cilësua lajm jo i mirë, ky largim i Bidenit, pasi një fitore e Trumpit nuk do i shkonte në favor Kosovës.

E në lidhje me këtë foli edhe ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Si fillim, tha se ishte vendim i duhur nga ana e Biden, për tërheqjen nga gara presidenciale.

Image

Robert Bosch.

Sipas tij, tani gara ndërmjet Trump dhe Harris është e hapur, e nëse kjo e fundit do fitonte do ishte lajm i mirë për Kosovën.

Krahas kësaj, diplomati holandez theksoi se është e qartë që Trump me ‘djemtë’ e tij janë pro serb.

“Biden ishte/është sigurisht mik i Kosovës, por megjithatë mirë ai u tërhoq pasi me siguri do të kishte humbur kundër Trump. Tani gara duket se është e hapur dhe nëse Harris do të fitonte, sigurisht që do të ishte shumë më mirë për Kosovën sesa një fitore e Trump.Ai, por sidomos ‘djemtë’ e tij janë qartësisht pro serbë, nuk e konsiderojnë armik Rusinë, kjo për shkak të marrëdhënieve të biznesit”, deklaroi Robert Bosch për “Bota sot”.

Gjatë karrierës mbi 50-vjeçare në politikë, Biden ishte mbi tri dekada senator, dy mandate zëvendës i presidentit Barack Obama, dhe një mandat president.

Si senator, ai ishte mbështetës i zëshëm i veprime ushtarake të NATO-s kundër Serbisë për të ndalur dhunën në Kosovë, si dhe më pas i pavarësisë së Kosovës.

Si nënpresident, ai vizitoi Kosovën dy herë.

Viteve të fundit, nga pozita e presidentit, inkurajoi disa herë Kosovën, por edhe Serbinë që t’i normalizojnë marrëdhëniet me njëra-tjetrën.

comment

Read Entire Article