Fituan medalje në Paris, Rama pret mundësit Valiev dhe Duadaev

1 week ago 42
Reklamë

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka pritur në një ceremoni mirënjohjeje medalistët e Lojërave Olimpike, të cilët nderuan dhe ngritën lart flamurin kombëtar në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Dy mundësit, përkatësisht Chermen Valiev dhe Islam Dudaev fituan medalje bronzi, duke shkruar historinë për vendin tonë në Olimpiadë.

Në hapje të ceremonisë pritëse në kryeministri, mbajti fjalën Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili u shpreh se duhen më shumë fonde për të mbështetur sportistë tanë.

“Sot kemi dy medalje olimpike. Komiteti Olimpik nuk bën sport, por bën politika dhe diplomaci sportive në ndihmë të sportit. Kemi shpërblim për ata që sjellin medalje për Shqipërinë. Qeveria duhet të kthejë në prioritet rritjen e buxheteve, këto buxhete që kërkojmë, do t’i kthehen Shqipërisë me më shumë medalje dhe me më shumë kampionë. Sportistët do jenë promovuesit më të mirë të vendit tanë. Këto investime do duhen sot, nesër do jetë vonë, këto buxhete duhen sot, duhen tani, sepse koha ikën dhe nuk kthehet më. Këto dy medalje janë arritur me mund dhe sakrifica”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, përgëzoi dy mundësit medalistë, ndërsa tha se me talentin e tyre, Valiev dhe Dudaev bënë krenarë të gjithë shqiptarët. Ky sukses shtoi ai është një thirrje për të bërë më shumë për sporti.

“Jam shumë mirënjohës për ju, përkulem para jush me gjithë respekt”, tha ai.

Read Entire Article