Fjalët e thëna të Carlo Ancelotti për Jude Bellingham në shtator, konfirmojnë se sa trajner i madh është italiani

10 months ago 9

Jude Bellingham nuk pushon së mahnituri, pasi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Real Betis arriti të shënojë.

Los Blancos morën një barazim ndaj Real Betis të shtunën (1-1), ku tani mesfushori anglez shkon në 16 gola në vetëm 18 paraqitje për klubin.

Duhet marr parasysh që tani është as mesi i sezonit dhe numrat për anglezin mund të kthehen të frikshëm.

Aftësitë e tij për të shënuar gola shkojnë përtej asaj që Carlo Ancelotti parashikoi në shtator, gjë që konfirmon që trajneri italian ka vizion.

“Jude mund të shënojë lehtësisht 15 gola në një sezon”, kishte thënë trajneri i Real Madridit.

Bellingham Goal 🔥🔥🔥 #RealMadridpic.twitter.com/JLmbUbmWgD

— Anees Iqbal🪙 (@AneesIq21245132) December 9, 2023

I riu barazoi gjithashtu rekordin e madh të Cristiano Ronaldos , duke u bërë lojtari i dytë që ka shënuar 12 gola në 14 ndeshjet e tyre të para në La Liga. Duket se Jude Bllingham është i destinuar për madhështi. /Telegrafi/

Read Entire Article