Fjalia kilometrike e EDI RAMËS për Berishën, pjesë nga libri i tij

1 month ago 6
Reklamë

Fragment nga libri Kurban i Edi Ramës:

“[Saliu na tha mua dhe Ardian Klosit, se] “ju s’mund të merrni fjalën sot se s’kemi kërkuar leje në polici për ju, prandaj po erdhi t’ju marrë policia largohuni pa bërë zë”, e duke ikur i tha dikujt të na thoshte se aty ishte e ndaluar të shahej Enver Hoxha, “aq më tepër nga ata të dy”, medemek nga ne “djemtë e nomenklaturës”, dhe pastaj ditë e përditë kur ia nisi politikës me libër shtëpie me njëmijë vëllime, vite me radhë, kundër kujtdo i dilte rrugës përpara me nënë, grua, motër, djalë, vajzë, vëlla, xhaxha, hallë, dajë, teze, kunetër, baxhanakë, kushërinj të parë, të dytë, të tretë, të shtatë, të qenë e të paqenë, të gjallë e të vdekur, të njohur a të panjohur, me shokë e me miq, të vërtetë a të sajuar, ose në bllok të gjithëve vrasës, zagarë, qen, bushtra, kusarë, kollovarë, hajdutë, makutë, perversë, pusho, homoseksualë, kriminelë, kafshë, grabitqarë, trutharë, prostituta, pusho ti, komunistë, gjakësorë, pa atdhe, pa familje, të pafe, ik ore, spiunë, denonciatorë, terroristë, puçistë, banditë, kastravec, persekutorë, bashkëpunëtorë, genocidistë, vemje, tradhtarë, shko more, imoralë, drogaxhinj, delenxhinj, gjarpërinj, faqezinj, trafikantë, mafiozë, përdhunues. zemunllarë, kumbarë, qepe se dhe aty do dal, minj, zullumzinj, ditëzinj, bixhozçinj, këpëdarë, kokëpalarë, oktapodh, dhi, ikni ore kakërdhi, laraska, bagëti, motërsharë, pisa, leshpërgjakur, barkfëlliqur, zorrëtrashur, belpërdredhur, ik të thashë, turiqen, mbylle gojën, turimi, turikëpucë, trupeshk, pis pisi, turitepsi, turikazan, mjeranë, shpirtkatran, shpirtakrepa, shpirtkazëm, surratmajmun, jua them unë më mirë mos ua them, lecka, plehra, legen, fare hajvanë, kunguj fare, kokësahanë, derëzinj, të sëmurë, shpirtzinj, mendjendryshkur, mendjekallp, mendjefyej, pushoni aty se s’dua t’ju fyej, llapallapa, rrecka rrugësh, ju bëj qepaze, narkomanë, kopila, verdhacukë, të zgjebosur, të përdhosur, turiviça, thithlopa, inçestualë, palikarë, gradhunues, pushkatues, dobiça, të damkosur, ç’jini ju ore, të shitur, të babëzitur, të mbaruar, të pakallur, të pashpirt, të pangopur, e dini ju e dini po tani më lini, idiotë, uritha, laskarë, pusho mor kretin aty do dal, dementë, defiçentë, zuska, të tredhur, linçues, torturues, të përdalë, shpirtvjedhur, shpirtblerë, shpirtshitur, skizofrenë, qelbësira, qurravec, ndyrësira, pizeveng, palaço, piskuriqa, s’dua t’ua them të gjitha, lakuriqa; pastaj sigurisht e kujtoj kur e vuri familjen time për vite në majën e gjuhës dhe kur dy vjet më parë, u lëshua me kuturisjen e të marrit nga foltorja e parlamentit vrik pas nënës sime të gjorë që edhe qepjen nga pas me mikrofon të një burri të dalë duarsh kishte mangut në perëndimin e jetës së saj.”

Read Entire Article