Flaka Loxha e nis me fitore Evropianin e xhudos, në raundin tjetër ka përball një serbe

11 months ago 31

Xhudistja jonë, Flaka Loxha ka shënuar fitore në raundin e parë në Kampionatin Evropian individual të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.

Reklama

Garat kanë nisur pozitivisht për pejanen Loxha, e cila bën gara në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Loxha ka arritur të shënoj fitore në raundin e parë, duke mposhtur xhudistes bullgare, Ivelina Ilieva.

Fitorja e pejanes erdhi në kohën shtesë, pasi bullgarja mori dënimin e tretë.

Në raundin e dytë, Loxha do të takohet me xhudisten serbe, Marica Perisic. /Telegrafi/

Read Entire Article