Flakët dyshohet se nisën në një dyqan këpucësh, detaje nga zjarri i frikshëm në godinën 12-katëshe

9 months ago 9

Dyshohet se zjarri që ka përfshirë godinën 12-katëshe në qendër të Lushnjes, ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në katet që shërbejnë si qendër tregtare.

Mendohet se ka qenë e mbyllur, por flaka është përhapur në të gjithë qendrën. Për shkak të ditës festive, qendra ka qenë mjaft e populluar, por për fat të mirë është bërë e mundur evakuimi i qytetarëve dhe stafit që kanë qenë brenda në ambient.

Gazetari Juljan Kasapi bën e dije për BalkanWeb se ende zjarri vijon në katin e tretë dhe nuk dihet nëse ka njerëz të bllokuar apo të asfiksuar në katet e sipërme, ku ndodhen qindra banesa.

Dhjetëra zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin, por ende duket se është aktiv dhe dyshohet se vijojnë të digjen veshje e objekte që ndodhen në dyqanet e ndryshme që ndodhen në qendër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article