Flakët përfshijnë kodrat me ullishte në Fier, zjarri favorizohet nga era e fortë

11 months ago 26
Reklamë

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullishte në Radostinë të Fierit.

Zjarri është pikasur nga banorët e zonës të cilët kanë lajmeruar menjeherë shërbimet zjarrfikëse.

Të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj.

Në vendngjarje ndodhet një mjet zjarrfikës që po punon për neutralizimin e flakëve të ndihmuar edhe nga banorët e zonës të cilët kanë ardhur në ndihmë për shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article