“Flasim për arsimin”, Manastirliu: Statusi i veçantë për shkollat artistike, investojmë në potencialin e talenteve

10 months ago 25

30 Nëntor, Tiranë- Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka vijuar takimet me mësuesit e shkollave me drejtim artistik dhe pedagogë të Universitetit të Arteve, në kuadër të fushatës së komunikimit “Flasim për Arsimin”, me mësues, nxënës dhe prindër. 
 
Ministrja Manastirliu foli për mbështetjen e dedikuar të shkollave artistike për zhvillimin e talenteve dhe rritjen me tej të formimit të tyre.
“Jemi duke punuar si Ministri e Arsimit dhe Sportit për t’i dhënë statusin shkollave artistike. Me vendosjen e statusit, do të kemi rritjen e mundësive për investime në këto shkolla”,- tha Ministrja Manastirliu. 
 
Duke folur për përmirësimin e procesit mësimor dhe edukimin në vazhdim të stafit të shkollave artistike, Ministrja Manastirliu u shpreh:
“Ne kemi nevojë për një vlerësim nga pikëpamja cilësore e mësimdhënies dhe për këtë arsye unë dua të kërkoj ndihmën e pedagogëve të universitetit të arteve për të bërë një vlerësim paraprak të të gjithë kapaciteteve që ne kemi në shkollat tona artistike, të ekspolorojmë potencialin në këto shkolla dhe të nxjerrim rekomandimet e nevojshme”,- tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit. 
 
Mësuesit e shkollave artistike shprehen nevojën për investime në instrumenta muzikorë dhe mbështetjen për edukimin në vazhdim.

Read Entire Article