“Flea Market” i parë në Tiranë! Të shtunën Pazari i Ri kthehet disa orë në treg për produkte ‘second hand’

1 month ago 18

Pazari i Ri në Tiranë do të kthehet këtë të shtunë në një hapësirë për shitjen e mallrave të përdorura.

Me iniciativën e Bashkisë së Tiranës, tregu i cilësuar si Flea Market i parë në qytet do të ofrojë për shitje veshje, aksesorë, muzikë, postera dhe mobilie.

Ai do të qëndrojë i hapur nga ora 08:00 deri në 11:00 e paradites. Organizatorët i kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për të krijuar një traditë të re në kryeqytet.

“Eja për një përvojë ndryshe dhe për të krijuar një traditë të re”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article