Flet avokati se kur do të kthehet Faton Hajrizi në Kosovë: përmes EULEX, UNMIK e BE…

1 month ago 15
Reklamë

Politika

Nga: H.O. Më: 1 gusht 2024 Në ora: 19:55

Faton Hajrizi

Po bëhen rreth dy javë që kur është vrarë në Serbi, qytetari i Kosovës Faton Hajrizi. Trupi i tij nuk është kthyer ende në Kosovë për varrim.

Megjithatë ҫështja e kthimit të trupit të tij ende po shqyrtohet.

Për këtë temë për ‘Bota sot’ ka folur avokati i njohur Ardian Bajraktari. Ai thotë se në rastet kur një shtetas humb jetën në një shtet tjetër, duhet të realizohet procesi i kthimit dhe dorëzimi i trupit tek familja.

Image

Ardian Bajraktari

“Sa i përket kthimit të trupit të pajetë të një qytetari i cili humb jetë jasht shtetit, në rrethana sikurse është rasti me të ndjerin Hajrizi, sipas procedurave përkatëse, pas identifikimit të trupit të pajetë si dhe ekspertizës mjeko ligjore, përmes bashkëpunimit policor të vendeve respektive do të mund të realizohej procesi i kthimit dhe dorëzimit familjes”, thotë avokati.

Ai thotë poashtu se nuk ka ndonjë afat sa mund të zgjas procesi i kthimit, në të kaluaren raste të ngjashme kur janë vrarë shtetas tanë jash shtetit, trupat e pajetë janë kthyer pas rreth 2 javësh.

“Kur jeni tek rasti i të ndjerit Hajrizi, siç dihet shteti serb nuk ka gatishmëri e as vullnet për bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, andaj për shkak të këtyre rrethanave, forma e komunikimit realizohet me ndërmjetësimin e mekanizmave ndërkombëtar, EULEX-i, UNMIK-u, si dhe Zyra e BE-së dhe rrjedhimisht procesi i kthimit të trupit të të ndjerit Hajrizi mund të marrë kohë, por pres se do të kthehet në Kosovë”, vlerëson ai.                                      

comment

Read Entire Article