Florent Hasani flet si lojtar i Rapidit: Mezi prita të mbyllej marrëveshja, kam ardhur për titullin

10 months ago 12

Florent Hasani është lojtari më i ri i skuadrës së madhe rumune Rapid Bukuresht, që e ka zyrtarizuar afrimin e vushtrriasit ditën e shtunë.

Pas shkëlqimit te Tirana në një vit e gjysmë, Hasani ka vendosur karrierën ta vazhdoj në Rumani ku tani zyrtarisht është lojtar i Rapidit dhe do t’i bashkohet atyre nga 1 janari.

Sulmuesi kosovar ka folur për faqen zyrtare të Rapidit, duke thënë se dëshironte sa më shpejt të mbyllte marrëveshjen me Rapidin.

“Përshëndetje për të gjithë tifozët e Rapidit, faleminderit për mikpritjen. Që kur nisa bisedimet me këtë klub, unë doja ta mbyllja sa më mirë në Shqipëri dhe të bëhesha futbollist i Rapidit”.

“Mezi po pres të vij në Bukuresht, të luaj përpara tifozëve të rinj dhe të realizojmë objektivat e klubit. Di diçka për kampionatin rumun dhe Rapidin. Disa miq më kanë folur gjëra të mira për Rapidin”.

“Gjithashtu kam biseduar me Albion Rrahmanin, i cili më foli për klubin, njerëzit këtu dhe tifozët e mrekullueshëm”, deklaroi Hasani.

Tutje reprezentuesi kosovar foli edhe për objektivat që ka dhe që janë të dal kampion në Rumani me Rapidin.

“Kur je futbollist profesionist, duhet të fokusohesh fillimisht te objektivat e ekipit, të luftosh për to, të japësh gjithçka dhe më pas të mendosh për qëllimet e tua personale”.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi në krye të tabelës. Tifozët të vazhdojnë kështu, së bashku të bëjmë një punë të shkëlqyer. Respekt dhe dashuri për tifozët”, përfundoi Hasani. /Telegrafi/

Read Entire Article