Florent Muslija nuk ndalet së shënuari super gola – e radhës në Kupën e Gjermanisë nga goditja e dënimit

11 months ago 25

Florent Muslija po shijon një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Paderborn, ku super golat janë kthyer në specialitet të tij.

Sot në Kupën e Gjermanisë, kundër skuadrës së Bundesliga 1, Freiburg, ai e ka mbyllur pjesën e parë me gol dhe asistim.

Fillimisht ai asistoi në minutën e katërt, kur Paderborn kaloi në epërsi prej 1-0 me golin e Filip Bilbija.

Florent Muslija's assist against Freiburgpic.twitter.com/LtcbMUD2hL

— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) November 1, 2023

Super goli i tij erdhi në minutën e 33-të, kur ai gjeti rrjetën me një goditje të saktë nga gjuajtja e lirë për 2-0.

33' Florent Muslija with a beautiful free kick goal.

Goal & assist vs Freiburg in the first half.pic.twitter.com/t44Krf9Gtq

— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) November 1, 2023

Paderbon duket në rrugë të mirë të sigurojë kualifikimin tutje në DFB Pokal. /Telegrafi/

Read Entire Article