Floriri në shtëpinë e senatorit të arrestuar në SHBA vjen nga grabitja e armatosur e 2013

10 months ago 10

Katër lingotat e floririt të gjetura në shtëpinë e senatorit të arrestuar amerikan Bob Menendez ishin vjedhur më parë nga një biznesmen që i kishte përdorur si rryshfet për demokratin nga New Jersey thanë sot autoritetet në SHBA.

Numrat e serisë të gjetura nga lingotat e floririt kur FBI bastisi vilën e Menendez në qershor 2022 përkonin me identifikimin e dhënë në polici nga Fred Daibes që denoncoi grabitjen e tyre me armë në vitin 2013 shkruante rrjeti NBC News.

Asokohe grabitësit ishin larguar me $500,000 para të thata dhe 22 lingota floriri nga shtëpia në New jersey.

Policia më pas zbuloi katër grabitësit dhe rikuperoi thuajse të gjitha objektet e vjedhura.

Daibes, ndërtues nga New Jersey përdorte Menendez për favore dhe kontrata, madje dhe për të prishur hetime federale ndaj tij.

“Çdo shufër floriri ka numrin e serisë,” tha Daibes për hetuesit në 2014.

Ndërsa 69 vjeçari Menendez është ndaluar për një seri akuzash federale korrupsioni në lidhje me favore e rryshfete të disa dekadave, në lidhje me biznesmenë vendas dhe ndërmjetës të qeverive të huaja.

Ata thanë se një total prej 13 shufra floriri dhe $566,000 në para të thata i ishin dhënë senatorit, të cilat u gjetën nga FBI gjatë hetimeve.

Nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat Menendez mund të dënohet me deri në 45 vjet burg.

Top Channel

Read Entire Article