Flroentino Perez ka rënë në dashuri me yllin e RB Leipzig, nuk përjashtohet mundësia për transferimin e tij këtë verë

7 months ago 5

Real Madrid ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm prej 2-1 ndaj RB Leipzig.

Në stadiumin e tyre, madrilenët mbrojtën avantazhin 1-0 të ndeshjes së parë edhe pse në fund vuajtën shumë.

Ndeshja kthyese u mbyll 1-1, me Leipzig që ishte shumë më afër fitores, me Dani Olmon që goditi shtyllën në minutën e 92-të.

Ish-lojtari i Dinamos nga një situatë e vështirë tentoi të mposht portierin e Real Madridit, Andrij Lunin, por përpjekja e tij mjeshtërore përfundoi në traversë dhe rezultati mbeti 1-1.

Olmo luajti një ndeshje cilësore, ashtu si edhe shokët e skuadrës, por nuk mjaftoi për të eliminuar mbretërit. Klubi madrilen ka hyrë në çerekfinale dhe deri më tani këtë fazë e kanë siguruar edhe Manchester City, PSG dhe Bayern Munich.

Sipas mediave spanjolle, Dani Olmo është ende objekti i bisedës në kryesinë e Real Madridit.

Sipas Defensa Central, që citohet nga disa media të tjera spanjolle, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka rënë në dashuri me lojën e Olmos.

Gazeta spanjolle shkruan se Perez ishte i kënaqur me atë që Olmo tregoi në fushë dhe se e lavdëroi publikisht te drejtuesit e tjerë, por edhe te njerëzit e RB Leipzig.

Media spanjolle shkruajnë se Real Madridi tashmë ka mjaft mesfushorë sulmues, por askush nuk e di se çfarë do të sjell afati kalimtar veror.

Pra Perez ishte i kënaqur, ndaj nuk përjashtohet që ai t’i bëjë një vend në skuadër në afatin kalimtar të ardhshëm vetëm për të qenë në gjendje që të sjellë Olmon në Madrid. /Telegrafi/

Read Entire Article