Fluks rastesh nga gripi në Kosovë, mbi 300 pacientë në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore

10 months ago 21

Gripi sezonal ka sjellë fluks të shtuar në spitalet dhe ambulancat mjekësore edhe në Kosovë.

Radhët janë të gjata, ndërsa shërbimi të cilit këta pacient po kërkojnë tek qendra kryesore e mjekësisë familjare në Prishtinë, është pothuajse i njëjtë.

Një viroz sezonale, është bërë shkas që këta persona pa dallim moshe të kërkojnë ndihmën mjekësore.

Mbi 300 persona në ditë po kërkojnë ndihmën e stafit mjekësor për këtë virozë. “Ne kemi nga 200 deri në 250 vizita, tashmë këto shifra e tejkalojnë 300 brenda ditës, një mbingarkesë për mjekët sepse dyfishohet numri për vizita”, thotë Bujar Gashi-Drejtor i QKMF-së në Prishtinë.

Ky virus sipas specialistëve po dallon nga viruset e tjerë pasi kohëzgjatja e tij është më shumë se shtate dite.

Në Qëndren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, janë bërë edhe testime për covid-19, por sipas mjekëve, deri tani nuk ka ndonjë pacient që ka dalë pozitiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article