Fluminense në finalen e Botërorit

10 months ago 15
23:43 18/12/2023

Brazilianët “thyejnë” Al Ahly, festë e çmendur në Rio de Janeiro

Për herë të parë në histori, Fluminense është shumë pranë shpalljes kampione bote për klube. Skuadra braziliane kaloi pa shumë probleme, 2-0 ndaj Al Ahly. Një duel i vendosur në pjesën e dytë të takimit.

Penallti që zhbllokoi takimin, ndërsa dërgoi në delir tifozë të Fluminense që kishin dalë në rrugët e Rio de Janeiro për të përjetuar emocionet e Botërorit të klubeve.

Gjithçka u vulos nga sulmuesi kryesor, John Kennedy, i cili i jep kështu biletën Fluminense për të luajtur finalen e madhe. Rivali i brazilianëve do të dalë nga përballja mes Manchester City dhe Urava Red.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article