Forcat izraelite varrosën komandantin, Hamasi njoftoi se ai është gjallë dhe i arrestuar në Gaza

3 months ago 9
Reklamë

Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i grupit palestinez Hamas, tha të enjten se ata kishin kapur një komandant ushtarak izraelit gjatë një sulmi ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Njoftimi binte ndesh me raportet e mëparshme të ushtrisë izraelite se ai ishte vrarë në sulme atë ditë.

Një video e publikuar nga Hamasi thotë se “koloneli Asaf Hamami, komandanti i Brigadës Jugore të Divizionit të Gazës, u kap më 7 tetor dhe u plagos gjatë kapjes”.

Videoja vuri gjithashtu në pikëpyetje fatin e Hamamit, duke pasur parasysh plagët e marra gjatë sulmit të 7 tetorit “si është fati i tij tani?”

“What kind of political leadership leaves its military commanders in captivity!” Hamas asks in a new video.

“Time is running out…”

Hamas says IDF Colonel Assaf Hamami was captured on October 7th & was injured during arrest.

“What is his fate now?” pic.twitter.com/NqJxQRFlmr

— Clash Report (@clashreport) May 23, 2024


Brigadat kritikuan më tej qëndrimin e qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se “çfarë lloj lidershipi politik i lë komandantët e tij ushtarakë në robëri”? Në video shtohet se “po i mbaron koha”.

Sipas vlerësimeve izraelite, rreth 128 izraelitë janë aktualisht të ndaluar në Gaza, ndërsa Izraeli mban robër rreth 9500 palestinezë.

Ajo që është paksa e çuditshme është fakti se varrimi i Hamamit u bë në dhjetor.

Vdekja e tij u deklarua nga kryerabini, bazuar në gjetjet e bëra nga ushtria në Rripin e Gazës, duke lejuar familjen të kryej një funeral në përputhje me ligjin halachic hebre. Domethënë të varrosej edhe pse trupi i tij mbeti në Gaza. /Telegrafi/

Read Entire Article